26 Prill 2024

Merkel kundër daljes së Greqisë nga zona euro

Berlin, 29 maj - \"Kancelarja Angela Merkel dhe ministri i saj i Financave, Wolfgang Schauble janë të dyzuar pasi Merkel kërkon një qasje të butë, ndërsa Schauble një Grexit. Nuk dihet me siguri se kush do të dominojë”, njoftoi gazeta gjermane ”Die Welt” në një kryeartikull.

”Merkel ka më shumë pushtet, Schauble ka një aleat të fuqishëm, FMN-në. Mirëpo në kancelari, Grexit-i nuk konsiderohet një alternativë realiste. Cipras është një partner i besueshëm për të negociuar, sipas vëzhguesve”, thekson gazeta.

”Dhe kancelaria thekson prej disa javësh se gjithsesi ka progres në negociata. Në kancelari vlerësojnë rëndësinë strategjike të Greqisë. Është një vend i fuqishëm i Evropës së Jugut”, përfundon ”Die Welt”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)