27 Prill 2024

Investitorët Engjëj, të interesuar për ekonominë kosovare

Prishtinë, 28 maj - Një ekip i investitorëve engjuj ndërkombëtarë, kanë vizituar sot Prishtinën, ku kanë vëzhguar nga afër mjedisin biznesor, me qëllim të gjetjes së mundësisë për të investuar në ekonominë kosovare dhe ndihmuar ndërmarrjet kosovare.

Në konferencën ‘Ekosistemi i Ndërmarrësisë, Inovacionit dhe Investimeve Engjuj në Kosovë’, nikoqirët e së cilës ishin, Kolegji Universum, Kosovo Business Angels Network (KOSBAN), Crimson Capital dhe Innovation Center Kosovo, ku morrën pjesë kryesisht biznesmenë nga Turqia, u prezantuan mundësitë për të investuar në Kosovë.

Baybars Altunas, ndërmarrësi i investitorëve engjuj nga Turqia, dhe nënkryetar i rrjetit evropianë të investitorëve engjuj, gjatë fjalimit të tij, tha se ; “Kosova është potencial shumë i mirë për investitorë të huaj’.

Ai tha se beson, se do të takojë biznesmenë serioz dhe të guximshëm, që bashkë me ta, ekipi i investitorëve engjujë të mund bashkëpunojë për të investuar në ekonominë kosovare.

Altunas, theksoj se pjesa më e rëndësishme për të zhvilluar ekonominë kosovare, është inovacioni.

“Inovacioni ka rëndësi të madhe, sepse nëse nuk mund të shesësh atë që e krijon, atëherë qeveria nuk mund të mbledh taksa, e kur nuk ka taksa nuk ka as hapje të vendeve të reja të punës”, tha Altunas.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, i cili kishte një porosi për kosovarët dhe mentalitetin e shoqërisë në përgjithësi.

“Për të pasur sukses e zhvillim, duhet të besoni në shtetin tuaj. Duhet të ndryshoni mentalitetin dhe të besoni në atë se Kosova do të ketë sukses, dhe këtë mund ta arrini me besim dhe me ndihmën e miqëve, si Turqia, Norvegjia, e vendet tjera”.

“Duke besuar në vendin tuaj, asgjë nuk është e pamundur’, shtoj Braathu, i cili tha më tej, se ‘jo gjithçka po shkon keq në Kosovë’.

“Çdo qytetar i Kosovës, është ambasador i Kosovës, këtë duhet ta keni parasysh”, shtoj më tej Braathu.

E pranishme ishte edhe, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila foli për atë se çfarë mund të ofrojë Kosova për investitorët e huaj. ----

Kosova si vendi më i ri në Evropë, sigurisht që ka shumë sfida para saj, dhe sfida më e madhe është zhvillimi ekonomik, prandaj sipas saj, ‘qeveria e Kosovës, po bën maksimumin për të përmirësuar ambientin biznesor, në këtë rast edhe duke bërë reforma fiskale’.

“Ne jemi të vetëdijshëm, se perspektivën duhet ta bëjmë në Kosovë, duke investuar në Kosovë e hapur vende të reja të punës, e jo duke na ikur rinia për të punuar në Evropë”, tha Berisha.

Andaj, ajo shtojë se qeveria po përpiqet që të sjellë investitorë, veqanërisht në industrinë e agrokulturës, për shkak se Kosova vazhdon të importojë përqindje të madhe të konsumit të saj.

Ndërkaq, pas konferencës, delegacioni i investitorëve ka marrë pjesë edhe në “Start-ups Pitching Session” të organizuar në ICK, ku 9 ndërmarrje të reja në Kosovë kanë prezantuar përpara investitorëve të huaj dhe vendorë për të kërkuar financim të bizneseve të tyre.

Investitorët engjujë, para se të vizitojnë Kosovën, ishin edhe në Shqipëri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)