28 Mars 2024

Kosova me ekonomi te varur nga taksat në kufi dhe remitancat

Prishtinë, 28 maj - Organizuar nga KOSBAN (Rrjeti i engjëjve të biznesit kosovar) dhe Crimson Fund,  të enjten në Prishtinë, është mbajtur konferenca me temën: “ Engjëjt e biznesit dhe ekosistemi i ndmarrësisë dhe inovacionit”

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, theksoi se ekonomia paraqet një nga sfidat më immediate në shtetin tone të ri.

\"Pavarësisht rritjes së vazhdueshme pozitive dhe stabilitetin e përgjithshëm makroekonomik në vitet e fundit, ne vazhdojmë të kemi një ekonomi që është kryesisht e varur nga taksat e mbledhura në kufi dhe dërgesave nga diaspora\", theksoi ajo.

Ministrja theksoi se Qeveria e Kosovës po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të mbështetur bizneset private për të gjeneruar rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

Një rritje e qëndrueshme ekonomike mund të gjenerohet nga biznesi privat dhe jo nga shpenzimet publike. Kosova ka nevojë për vende të reja pune për të rinjtë që çdo vit po hyjnë në tregun e punës.

\"Ne besojmë se ka një potencial të dukshëm në bujqësi dhe në përpunimin e ushqimit. Ne aktualisht importojmë pothuajse 80% të produkteve ushqimore\", tha Bajrami.

Grupime industriale natyrore mund të krijohen në këtë sektor për shkak të klimës së veçantë të Kosovës. Grupime të tilla jo vetëm që do të përmbushnin kërkesat e mëdha në vend (duke zëvendësuar importin), por gjithashtu mund të ofrojnë produkte konkurruese për eksport – shtoi ajo.

Ministrja Bajrami i informoi të pranishmit se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të mbështesë forcimin e mekanizmave të infrastrukturës së cilësisë që zbatohen nga agjencitë përkatëse të tilla si Akreditimi, Standardizimi, Metrologjia dhe Inspektorati i Tregut.

Në lidhje me këtë, MTI është duke theksuar nevojën për të rritur kontrollet e cilësisë për mallrat e importuara në Kosovë, por edhe për produktet \"Made in Kosova\" në mënyrë që të ofrojë produkte dhe shërbime të një cilësie ndërkombëtare

Ajo poashtu vuri në pah rolin e  qeverisë për mbështetjen e donatorëve me ç’rast foli për themelimin e skemës për Garantim të Kredive që do të lehtësojë bizneset duke financuar zgjerimin e tyre. Ne presim që kjo nismë do të ketë gjithashtu një ndikim në normat e interesit që aplikohen aktualisht nga bankat komerciale

Sigurisht, bizneset kanë nevojë për mbrojtje nga shteti. Kosova ka legjislacion modern që trajton investitorët e huaj në mënyrë të barabartë me ata vendor.

\"Ne gjithashtu kemi nënshkruar dhe po negociojmë nënshkrimin e marrëveshjeve për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve si dhe marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë me disa shtete dhe kjo duhet të inkurajojë më tej investimet e huaja dhe të ndërmarrjeve të përbashkëta në mes të kompanive vendore dhe ndërkombëtare\", theksoi ajo.

Kompanitë kosovare janë të reja dhe të brishta, prandaj ato do të mirëpresin çdo  mbështetje financiare dhe transferimi e njohurive nga kompanitë me përvojë.

Gjithashtu, ne jemi të përkushtuar për integrimin e mëtejshëm të ekonomisë së Kosovës në tregjet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare dhe për këtë po marrim pjesë active në mekanizmat rajonalë si CEFTA, presim nënshkrimin e MSA-së dhe po përgatitemi për të aplikuar pë anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë - përfundoi ministrja.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)