19 Prill 2024

Gjermania ndër donatorët më të rëndësishëm për Kosovën

Prishtinë, 27 maj - “Shteti gjerman është një ndër kontribuuesit dhe donatorët më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Që nga viti 1999 Republika Federale e Gjermanisë ka kontribuar në zhvillimin e vendit tonë përmes asistencës financiare dhe asaj teknike në vlerë prej 450 milionë euro, mjete këto të dhëna në formë granti dhe kredie ” tha ministri i Financave Avdullah Hoti pas takimit me ministrin për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë Gerd Müller,  i cili ka qëndruar sot për vizitë në Prishtinë.

“Duke e vlerësuar shumë asistencën teknike të dhënë nga shteti gjerman, për të ardhmen duhet marrë parasysh nevojën për financimin e shumë projekteve kapitale të cilat janë prioritet për Republikën e Kosovës dhe në këtë drejtim do të ishte i mirëseardhur një koncentrim më i madh në asistencë financiare për vitet në vijim”, tha Ministri Hoti .

Ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se shteti gjerman ka qenë donatori më i madh i cili ka përkrahur Kosovën për realizimin e lidhjes që ka munguar në interkonekcionin me energji elektrike me Shqipërinë, i cili projekt përmbyll investimet për një periudhë afatmesme në këtë fushë.

Ndërsa, ministri gjerman për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim Gerd Müller duke falënderuar Ministrin Hoti për pritjen e ngrohtë shprehu përkushtimin e shtetit gjerman për përkrahjen dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmen me  Republikën e Kosovës.

Ai theksoi se Kosova po jep sinjale të qarta në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE, dhe shprehi përkushtimin e Gjermanisë për ta mbështetur Kosovën  në këtë drejtim.

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ministri për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë Gerd Müller, nënshkruan protokollin për Bashkëpunimin Zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, pas negociatave ndërmjet delegacioneve të të dyja vendeve.

Me këtë protokoll Qeveria Gjermane u zotua për vitin 2015 se do ta mbështes Republikën e Kosovës në vlerë prej 29.5 milionë euro (17 milionë asistencë financiar dhe 12.5 milionë asistencë teknike) në projekte në fushën e arsimit, të menaxhimit të tokave, në fushën e energjisë, si dhe mbështetje për sektorin e ujërave dhe fusha të tjera me rëndësi.

Bisedimet ndërqeveritare gjermano-kosovare për bashkëpunim politiko-zhvillimor mbahen çdo vit. Për vitet e ardhshme nga ana e palës së Delegacionit kosovar është propozuar që mbështetja të koncentrohet më shumë në formë të kontributit financiar përmes të cilit do të realizoheshin projektet prioritare për Republikën e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)