19 Prill 2024

Presidentja Jahjaga në punimet e Forumit Ekonomik në Jordani

Amman, 22 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me ftesë te mbretit Abdullah të Jordanisë, po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, që po i zhvillon punimet në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë.

Në Forum po marrin pjesë një numër i madh i udhëheqësve të vendeve të ndryshme te rajonit të Lindjes së Mesme e të Afrikës Veriore, dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik.

Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror, presidentja Jahjaga do të zhvillojë edhe takime me mbretin Abdullah dhe me udhëheqës te tjerë të vendeve të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)