26 Prill 2024

Veseli: Prioritet i institucioneve është zhvillimi ekonomik

Prishtinë, 5 maj -  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliun. Në takim u bisedua për trendët ekonomikë në vend, gjendjen dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjithashtu u diskutua për prioritetet që lidhen me agjendën legjislative, mënjanimin e barrierave ligjore që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

 Veseli theksoi se prioritet i institucioneve është zhvillimi ekonomik dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve.

“Komuniteti i biznesit le të ushtrojë me kompetencë mandatin me qëllim të përmirësimit të klimës për të bërë biznes, ta mbrojë atë, të zhvillojë ndikim në sjelljen e ligjeve dhe krijojë mekanizma legalë për heqjen e çdo barriere që pengon apo ngulfat krijimin e vendeve të reja të punës, dhe përfundimisht, largimin e ndikimit të politikës në biznes”, thekoi mes tjerash, kryetari Veseli.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që së shpejti të zhvillohen edhe takimet tjera të përbashkëta në nivele fillimisht konsultative, e më vonë edhe të përhershme, duke evidentuar detyra afatshkurtër dhe afatgjatë të relacionit komunitet i biznesit-Kuvend i Kosovës, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për të promovuar të bërit biznes në vendin tonë, tërheqjen e investitorëve dhe përmirësojë imazhin e të bërit biznes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)