19 Prill 2024

Janker: Nëse Greqia ikën, eurozona shpërbëhet

Bruksel, 5 maj - Presidenti i Komisionit Europian, Zhan-Klod Janker dha deklarata tepër të forta për sa i përket daljes së Greqisë nga eurozona.

Janker tha se nëse Greqia braktis euron, atëherë bota anglo-saksone do ta shpërbëjë komplet eurozonën.

Duke folur në Universitetin Katolik të Leuvenit, Jankeri theksoi se dalja e Greqisë nga eurozona nuk është e mundshme, pasi do të përbënte rrezik ekzistencial për të gjithë eurozonën.

“Bota kërkon të dijë se në cilin drejtim do të shkojmë ne. Ne duhet të kujdesemi që të gjithë të kuptojnë se bashkimet ekonomike dhe monetare janë të patjetërsueshme dhe se euro duhet të qëndrojë dhe s’mund të shpërbëhet kurrsesi”, tha Janker.

“Grexit nuk është alternativë. Nëse Greqia duhet ta pranojë ashtu si edhe vendet e tjera, se nëse një vend del nga eurozona, atëherë vetë unioni do t’i ekspozohej një rreziku të madh, pasi bota anglo-saksone po bën çfarë është e mundur për ta shpërbërë eurozonën”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)