20 Prill 2024

Kanadaja mbështet Ministrinë e Punës

Prishtinë, 5 maj - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi priti sot në takim Ambasadorën e Kanadasë në Zagreb, njëherësh Ambasadore jo-rezidente për Kosovë, znj. Louise LaRocque.

Në këtë takim, Ministri Abrashi shpalosi prioritetet e Ministrisë në fushën e punësimit dhe në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm social për qytetarët e vendit.

Abrashi dhe LaRocque bashkëbiseduan edhe për skemën Kanadeze ‘Work and Travel’ si dhe mundësinë e përfitimit nga trajnimet profesionale nga Kanada.

Në këtë aspekt, Ambasadorja LaRocque ofroi gatishmërinë e saj për ta ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në fushat të ndryshme të interesit të përbashkët

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)