19 Prill 2024

Bisedimet për Kartonin e Gjelbër vazhdojnë

Prishtinë, 4 maj - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar të hënën Rrahim Pacollin, kryesuesin e Delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Brukselin për kartonin e gjelbër.

Veseli dhe Pacolli biseduan rreth ecurisë së bisedimeve të deritashme teknike rreth lëvizjes së lirë, në mes të Kosovës e Serbisë dhe mundësitë e lehtësimeve për qarkullim të lirë të parashtruara në Bruksel nga pala e Kosovës, si dhe lehtësirat për bashkatdhetarët tanë gjatë ardhjes në atdhe.

Rrahim Pacolli e ka njohur kryetarin Veseli me pritjet rreth nënshkrimit të marrëveshjes teknike për lëvizjen e lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe vështirësitë aktuale që lidhen me mungesën e kartonit të gjelbër.

Veseli ka përkrahur plotësisht angazhimet e Pacolli dhe ka inkurajuar idenë e largimit të detyrimeve financiare për bashkatdhetarët, para 1 korrikut të këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)