23 Prill 2024

BE do të vazhdojë mbështetjen financiare për Ukrainën

Kiev, 28 prill - Bashkimi Europian planifikon të vazhdojë mbështetjen financiare ndaj Ukrainës me qëllim stabilizimin e gjendjes, tha presidenti i Komisionit të BE-së Jean - Claude Juncker në përfundim të samiti të 17-të Ukrainë-BE që u zhvillua dje në Kiev.

Juncker shpreson se Marrëveshja e Asocimit midis Ukrainës dhe BE-së do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2016.

Presidentin ukrainas Petro Poroshenko tha se brenda pesë vjetësh vendi i tij do të jetë në gjendje t\'i paraqesë Brukselit aplikimin për anëtarësim.

Këshilli i BE-së pritet të diskutojë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë në korrik, kohë kur do të vlerësojë zbatimin e marrëveshjes së Minskut.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha nga Polonia ku po merr pjesë në konsultimin e dy qeverive, se sanksionet ndaj Rusisë duhet të lidhen me zbatimin e marrëveshjes së Minskut.

Presidenti rus Vladmir Putin tha të hënën në Shën Petersburg se kufizimi i investimeve dhe rënia e çmimit të naftës kanë pakësuar të ardhurat e Rusisë me afro 160 miliardë dollarë. Por nënvizoi se kompanitë ruse e kanë paguar borxhin e jashtëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)