24 Prill 2024

Unioni i bizneseve të diasporës, partner i qeverisë

Keln, 25 prill - Sot në Keln të Gjermanisë nën organizimin e Unionit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani po mbahet një konferencë me anëtar të këtij unioni dhe përfaqësues të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë nga vendet e ndryshme të botës.

 Në këtë takim pjesëmarrës janë edhe Ministri i Diasporës Valon Murati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci.

Gjatë prezantimit të tij para të pranishmëve ministri i Diasporës Valon Murati potencoi se rrjetëzimi i diasporës e posaçërisht rrjetëzimi i bizneseve shqiptare të diasporës është një prej projekteve më të rëndësishme të realizuara nga MeD.

Ai gjithashtu foli edhe për mekanizmat që është duke i krijuar Qeveria e Kosovës për të kanalizuar remitancat e dërguara nga Diaspora në investime direkte dhe zhvillim ekonomik të vendit, duke tentuar që këto remitanca nga konsumi të drejtohen drejtë investimeve.

Ministri Murati gjithashtu theksoi se Unioni Global i Bizneseve Shqiptare të Diasporës është një nga partnerët më të rëndësishëm të Qeverisë së vendit.

Në anën tjetër Ministri i Zhvillimit ekonomik Blerand Stavileci  foli për rëndësinë e këtij takimi si një rast i mirë për të dëgjuar njëri tjetrin dhe për të parë idetë dhe propozimet nga bizneset tona në diasporë.

Ai theksoi prioritetin e Qeverisë për të bashkëpunuar me sektorin privat dhe përmendi reformat strukturale që është duke i ndërmarrë Qeveria e Kosovës në favor të sektorit privat.

Ligji për investime strategjike dhe Fondi inovativ janë dy prej ndërmarrëseve kryesore të Qeverisë së Kosovës për të krijuar një klimë më të mirë të investimeve në Kosovë, theksoi ministri Stavileci.

Në takim morën pjesë edhe, zv. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë edhe Sipërmarrjes së republikës së Shqipërisë Brulinda Paskali, kryetari i Kelnit Ralf Heinen, Drejtori i përgjithshëm i RTK Mentor Shala, dhe personalitete tjera nga bota e biznesit nga Kosova dhe diaspora. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)