26 Prill 2024

Nesër protestojnë ndërtuesit

Prishtinë, 21 prill - Shoqata e ndërtimtarëve dhe prodhuesve të materialeve ndërtimore të Kosovës më 22 prill organizon protestën para Komunës së Prishtinës, e cila sipas kësaj shoqate po vazhdon të bllokojë punën e ndërtimtarëve dhe të prodhuesve kosovarë.

Madje drejtuesit e shoqatës thonë se Komuna e Prishtinës po vazhdon të injorojë kërkesat dhe propozimet e shoqatës për dhënien e lejeve të ndërtimit, duke bërë edhe shkeljen e afateve ligjore.

Ndërtuesit gjatë protestës do të kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu dhe të shefit të këtij sektori, Ergyn Hajredini. Këta dy zyrtarë komunal i konsiderojnë përgjegjës kryesor për bllokimin dhe dhënien e lejeve të ndërtimit.

Brahim Selimaj, kryetar i Shoqatës së ndërtimtarëve dhe prodhuesve të materialeve ndërtimore, ka thënë se qëllimi i protestës është që drejtuesit e Komunës së Prishtinës të heqin dorë nga kërkesat e tyre të jashtëligjshme dhe burokratike, të cilat e pamundësojnë zhvillimin normal të bizneseve në këtë sektor.

“Ndërtimi në Komunën e Prishtinës në krahasim me vitin 2013 shihet që ka ngecur 65-70%, kjo nuk do koment më të madh. Shoqata kërkon respektimin e ligjit dhe asgjë më shumë. Andaj ftojmë të gjitha subjektet afariste, personat fizik, zejtarët dhe të gjithë të tjerët të cilët janë dëmtuar në aspektin ekonomik, që të na bashkëngjiten në protestën paqësore, e cila do të mbahet më 23 prill prej orës 10:00, ndërsa vendtubimi në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë”, ka thënë Selimaj.

Ai ka shtuar se pas disa takimeve dhe bisedave që janë zhvilluar në mes të shoqatës dhe komunës, kjo e fundit akoma vazhdon të mos krijoj ambient të përshtatshëm për pajisjen me leje ndërtimi.

“Kërkesa të shumta i kemi adresuar në organet kompetente dhe deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Dhje ky është shkak i mbajtjes së protestës”, ka thënë ai.

Një dokument që posedon KosovaLive theksohet se, Shoqata e ndërtuesve konsideron se në listën e dokumentacionit për leje ndërtimi kërkohen dokumente të panevojshme gjegjësisht të kundërligjshme. Prandaj kërkojnë që në kuadër të procesit të lëshuarjes së leje-ndërtimit, të mos kërkohet ky dokumentacion:

Kërkesa për pajisje me kushte të ndërtimit për lagjet ku ekzistojnë planet rregulluese;

Dëshmia se investitori është i evidentuar në listën e borxhlinjve;

Deklarata e pronarëve të parcelave për shndërrim në pronë publike të pjesës së parcelës jashtë bashkëpronësisë, për rastet e ndërtesave shumë banesore;

Lejen mjedisore komunale ose vërtetimin e aplikimit për këtë leje – kopje (vetëm për rastet e objekteve me sipërfaqe më të madhe se 1,000 m2 në bazë);

Taksa e dendsitetit të llogaritet vetëm për njësitë banesore dhe të reja dhe jo edhe për hapësirat tjera siç po aplikohet tani;

Certifikata e përdorimit (leja e përdorimit), të lëshohet konform Ligjit  Nr. 04/L – 110 për ndërtimin.

Ndërsa, sa i përket formës së protestës, Jahir Morina, anëtar i shoqatës ka shpjeguar se protestuesit do të jenë të pajisur me tesha pune për t’u dalluar nga qytetarët tjerë. Marshimi  i protestës me mjete pune do të bëhet tek rreth-rrotullimi afër QKUK-së dhe në njërën korësi të rrugës për në Veternik. Ndërsa punëtorët protestues do të grumbullohen në Sheshin “Skënderbeu” për të vazhduar në drejtim të Komunës së Prishtinës, ku do të protestojnë dhe do t’i paraqesin kërkesat e tyre.

Pastaj lëvizja e marshit protestues do të vazhdojë drejt objektit të ri të Komunës së Prishtinës në Lagjen “Dragodan”, ku është drejtoria e Urbanizmit për të paraqitur edhe aty kërkesat e tyre.

Madje Shoqata e ndërmarrjeve ndërtimore dhe prodhuese të materialeve, sipas një dokumenti që posedon KosovaLive, ka ndërpre çdo formë të bashkëpunimit dhe komunikimit afarist me Komunën e Prishtinës, përkatësisht me kryetarin Shpend Ahmeti dhe me drejtorin e Urbanizmit, Liburn Aliu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)