26 Prill 2024

SHBA ndihmon Ukrainën me 18 milionë dollarë

Washington, 21 prill - Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Ukrainën me afro 18 milionë dollarë.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se nënpresidenti Joe Biden ka diskutuar për ndihmën financiare gjatë një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, shuma prej 17.7 milionë dollarësh do të përdoret për strehim, kuponë ushqimorë, ujë të pijshëm dhe higjienë në rajonet e prekura nga konflikti midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë.

Biden dhe Poroshenko po ashtu kanë mirëpritur përpjekjet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për të arritur armëpushim të përhershëm në lindje të Ukrainës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)