26 Prill 2024

Obama i kërkoi Greqisë të angazhohet në reformat fiskale

Washington, 19 prill - Lideri amerikan, Barack Obama, në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin italian, Matteo Renzi, në Shtëpinë e Bardhë i kërkoi të premten Greqisë të angazhohet në reformat qeveritare dhe fiskale.

\"Matteo ka të drejtë. Greqia duhet të angazhohet në reforma\", theksoi Obama.

\"Grekët duhet realizojnë reformat. Ata duhet të mbledhin taksat, të reduktojnë burokracitë dhe të rrisin fleksibilitetin e tregut të tyre të punës\", nënvizoi Presidenti amerikan.

AI theksoi se i kishte kërkuar Kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, t’i tregonte popullit se ka shpresa dhe se rritja ekonomike mund të rikthehej.

Matteo Renzi, në vizitë në Shtëpinë e Bardhë, i kishte kërkuar qeverisë greke të respektonte angazhimet e kaluara me Bashkimin Evropian.

\"Ju duhet t’i tregoni kreditorëve dhe atyre që mbështesin sistemin tuaj financiar se po bëni përpjekje për të ndihmuar veten dhe kjo kërkon vendime të vështira, që Mateo ka filluar t’i marrë\", nënvizoi Barack Obama.

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, zhvilluan një takim të shkurtër të entjen në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të një ceremonie në kujtim të pavarësisë greke 1830, theksoi një zyrtar amerikan.

Varoufakis, i pranishëm në Uashington me rastin e takimeve pranverore të FMN-BB, shfaqi vullnetin e qeverisë për të kryer sa më mirë reformat e kërkuara nga kreditorët me qëllim që ata të zhbllokojnë këstin e ndihmës prej 7,2 milliardë eurosh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)