18 Prill 2024

S&P ruan nivelin e vlerësimit të rrezikut për Shqipërinë

Prishtinë, 18 prill - Agjencia e vlerësimit financiar, “Standard & Poor’s” (S&P), ka mbajtur në të njëjtin nivel vlerësimi rrezikun për Shqipërinë, duke parashikuar se me reformat financiare të ndërmarra vendi do të ulë me 2 për qind nivelin e borxhit në krahasim me PBB-në.

“Parashikojmë që tkurrja vjetore e borxhit të qeverisë shqiptare në dy vitet e ardhshme të jetë në 2 për qind”, thuhet në raportin vjetor të agjencisë.

“S&P” nuk ndryshon parashikimin e mëparshëm sa i përket rritjes ekonomike për këtë vit. Agjencia parashikon se për përiudhën 2015-2017 ekonomia shqiptare do të rritet me 3,9 përqind, ndërkohë që borxhi publik do të zbresë nën nivelin 60 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në 2018-n.

Sipas \"S&P\", borxhi i përgjithshëm i qeverisë u rrit ndjeshëm pas njohjes së shumave të papaguara, duke përfaqësuar 5,3% të PBB-së në vitin 2013.

Në raport thuhet se gjatë këtij viti pritet një performancë pozitive në konsolidimin e politikave fiskale dhe reduktimin e borxhit, një kërkesë kjo edhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pozitive vlerësohet edhe mosndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në normën e interesit, që shihet nga “S&P” si shenjë e gjallërimit të ekonomisë.

Por në raportin e \"S&P\" thuhet gjthashtu se një sundim i dobët i ligjit dhe korrupsioni i përhapur vazhdojnë të peshojnë mbi biznesin.

“Ne mendojmë se Shqipëria është e angazhuar për reforma të mëtejshme strukturore, veçanërisht në sistemin e saj ligjor\", nënvizon agjencia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)