28 Mars 2024

Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës 500 milionë euro

Berlin, 2 prill - Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës 500 milionë euro në muajt e ardhshëm, prej të cilëve 300 milionë do të përdoren për modernizimin e infrastrukturës, ekonomisë dhe sistemit shëndetësor.

Zotimin e bëri vetë kancelarja Angela Merkel, pas një takimi me kryeministrin e vendit, Arseni Jatseniuk.

Merkel gjithashtu solli në vëmendjen se gjendja e tensionuar në Ukrainë vazhdon edhe pse kanë kaluar disa javë nga firmosja e armëpushimit mes Kievit dhe rebelëve të mbështetur nga Moska.

“Armëpushimi nuk është zbatuar plotësisht dhe gjithashtu largimi i armatimeve të rënda nuk është bërë në mënyrë transparante”, tha Merkel në konferencën për shtyp.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që të mbajnë në fuqi sanksionet ekonomike kundër Rusisë, e cila akuzohet se mbështet dhe furnizon me armatime dhe pajisje separatistët në lindje të vendit.

Por edhe pse Moska e akuzon Perëndimin se kërkon të shtrijë ndikimin e vet edhe në lindje të Europës, Merkel theksoi se qëllimi i Bashkimit Europian është përmirësimi i standardeve të jetesës në këto vende dhe jo anëtarësimi i tyre në NATO apo BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)