28 Mars 2024

Shtërpcë, shkelen kriteret e konkursit për punësim

Shtërpcë, 1 prill - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Shtërpcë reagon ndaj parregullsive të shumta që po bëhen në këtë Komunë, nga punëtorë të ndryshëm nëpër drejtori të caktuara.

Zyrtari në Entin e Punësimit, Haki Haziri, hapi konkursin për punësim të përkohshëm për pyllëzimin, mbjelljen e fidanëve të rinj dhe bredhave. Në kriteret për punësim thuhet që duhet të jenë të kategorisë së dytë sociale, dhe se nuk do të ketë intervistë në këto raste, por ndodhi plotësisht e kundërta: u punësuan njerëz të afërt të tij.

U punësuan Muhamet Sahiti, që veç kishte një vend pune në Drajkovc; Bujamin Bajrami, që punon tek “Menda Petrol”; Hekuran Tusha, dhëndër i kësaj familjeje; Haki Sylejmani, që punon me gurë dekorues dhe ka kushte të mira ekonomike posedon mjete të shtrenjta transporti; Mentor Syla, djali i Femi Sylës nga “Liria Petrol”, që po ashtu qëndrojnë shumë mirë ekonomikisht.

Pra, të gjithë të punësuarit janë jashtë kritereve të paraqitura në konkurs, dhe të gjithë ata kanë kushte të mira ekonomike, nuk erdhën në konsideratë qytetarët e kategorisë së dytë sociale, e as ata me varfëri të skajshme.
 
Zyrtari Haki Haziri po vazhdon ta keqpërdor pozitën e tij edhe nëpër sektorët tjerë të kësaj zyre. Ai tash po bënë shpërndarjen e koshereve të bletëve nëpër familjet jo në nevojë, që janë të afërm të tij.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Shtërpcë kërkon nga institucionet e vendit që t’i kenë parasysh qytetarët e varfër, pa asnjë të ardhur, dhe ta ndalin njëherë e përgjithmonë këtë mënyrë të punësimit, që për kriter mbiemrin dhe prejardhjen e familjes, e jo aftësinë apo nevojën e qytetarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)