18 Prill 2024

Soros investon 1 miliardë dollarë në Ukrainë

Washington, 31 mars - E përditshmja ekonomike austriake ”Der Standard citon George Soros të ketë thënë se ishte i gatshëm për të investuar një miliardë dollarë në Ukrainë nëse vendet perëndimore angazhohen ta ndihmojnë financiarisht këtë vend.

“Ukraina mbështet BE-në kundër një agresioni rus dhe të mbështetësh zhvillimin e saj do të dobësonte presidentin rus, Vladimir Putin”, theksoi Soros në një intervistë të publikuar nga e përditshmha ekonomike austriake ”Der Standard”.

Duke vlerësuar nevojën e financimit të 50 miliardë eurove, financuesi u shpreh i gatshëm për injektimin nga ana e tij të një miliardë dollarëve (922 milionë euro), veçanërisht në sektorin bujqësor dhe projektet e infrastrukturave.

“Perëndimi mund të ndihmojë Ukrainën duke përmirësuar karakterin atraktiv për investitorët”, theksoi George Soros.

”Duhet të ketë një siguri për rrezikun politik. Kjo mund të merret në formën e një financimi të ndërmjetëm me norma interesi evropiane, shumë pranë zeros”, shtoi ai.

Ukraina është në prag të falimentimit. Borxhi i saj publik pritet të arrijë në 95 për qind të PBB-së në vitin 2015, nën efektin e një recesioni të thellë ekonomik, një zhvlerësimi rekord të monedhës dhe konfliktit në lindjen industriale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)