29 Mars 2024

“Fitch Ratings” ka ulur sërish notën e Greqisë nga “B” në “CCC”

Athinë, 31 mars - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive, “Fitch”, ka ulur sërish notën e Greqisë. Nota kreditore afatgjatë e Greqisë në valutë dhe monedhë kombëtare ka rënë nga “B” në “CCC”.

Uljen e notës kreditore të Greqisë agjencia “Fitch Ratings” e ka arsyetuar me likuiditetet e kufizuara në sektorin bankar dhe paqartësitë në lidhje me pagesat e institucioneve zyrtare.

“Pakësimi i investitorëve dhe rënia e besimit të konsumatorit pengojnë rimëkëmbjen ekonomike të vendit”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

Duke theksuar se rindërtimi i klimës së besimit do të marrë kohë, “Fitch Ratings” revizionon nga 1,5 për qind në 0,5 për qind parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Greqisë në vitin 2015.

Agjencia paralajmëron gjithashtu se nota kreditore e Greqisë mund të pësojë ulje të tjera në rast se ky vend përjeton probleme në negociatat me kreditorët, apo nëse vonon pagesat ndaj FMN-së.

“Fitch Ratings” thekson se nota e kredisë greke mund të ndikohet negativisht edhe nga një dalje e mundshme e saj prej Eurozonës.

Më parë, më datë 17 janar të këtij viti, agjencia “Fitch Ratings” e ka revizionuar notën kreditore afatgjatë të Greqisë në valutë dhe monedhë kombëtare nga “e qëndrueshme” në “negative”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)