19 Prill 2024

Tsipras kërkon bashkim për ta nxjerrë vendin nga kriza e borxhit

Athinë, 31 mars - Kryeministri grek Alexis Tsipras u bëri thirrje të hënën në mbrëmje partive të opozitës të bashkohen për ta nxjerrë vendin nga kriza e borxhit dhe e masave të ashpra të kursimit, ndërkohë që në Bruksel vazhdojnë negociatat mbi hapat e ardhshëm të bashkëpunimit me huadhënësit ndërkombëtarë.

\"Ne kërkojmë një kompromis të ndershëm me partnerët tanë, por mos prisni që të nënshkruajmë një armëpushim pa asnjë kusht ... A do t\'i mbështesni negociatat kombëtare?\" u tha Tsipras të pranishmëve në një seancë të veçantë lidhur me marrëveshjen e 20 shkurtit me Eurogrupin dhe zhvillimet në bisedimet me kreditorët.

Tsipras theksoi se lista e reformave që po diskutohen në Bruksel, në kuadër të një marrëveshjeje kalimtare që lidh marrëveshjen e përfunduar katërvjeçare të ndihmës, me një marrëveshje të re që pritet të miratohet në verë, do ta ndryshonte rrënjësisht Greqinë.

Udhëheqësi i sapozgjedhur majtist grek gjithashtu përsëriti se një ristrukturim i borxhit grek ishte i nevojshëm për të ruajtur qëndrueshmërinë financiare të vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)