24 Prill 2024

Greqia diskuton me Zvicrën për të ardhurat e padeklaruara

Bernë, 27 mars - Rifillojnë diskutimet mes Athinës dhe Bernës për të ardhurat greke në bankat zvicerane, për herë të parë që prej ardhjes në pushtet të të majtës radikale, bënë të ditur burime përkatëse.

”Dy vendet kanë rënë dakord për riforcimin e mekanizmave të shkëmbimit apo të transferimit të të dhënave”, theksoi një burim qeveritar grek, gjatë vizitës në Athinë të Sekretarit zviceran të Shtetit për çështjet finaciare ndërkombëtare, Jacques de Watteville.

”Një takim i ri do të zhvillohet në fund të muajit prill”, theksoi i njëjti burim.

Sipas Departamentit Federal të Financave, dy vendet kanë diskutuar në mënyrë të veçantë për përgatitjen e shkëmbimit automatik të informacioneve sekrete, që është parashikuar të vihet në përdorim në vitin 2017-2018.

Takimi i fundit i nivelit të lartë për këtë çështje mes dy vendeve daton më 4 shkurt 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)