25 Prill 2024

Veseli kërkoi ndihmën e FNN-ës, për reformat ekonomike

Prishtinë, 26 mars - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në një takim shefin e Misionit të FMN-ës në Kosovë, Jacques Alain Miniane.

Në këtë takim u bisedua për stabilitetin makro-ekonomik të Kosovës, e në këtë kuadër,  edhe për nevojën e ruajtjes së disiplinës fiskale, sipas rekomandimeve  të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në këtë frymë, u theksua se gjatë shqyrtimit të Buxhetit të Kosovës, të bëhet një rishikim i kujdesshëm i projeksioneve për të hyrat buxhetore.

Kryeparlamentari Veseli kërkoi ndihmën e FNN-ës, për reformat ekonomike në vendin tonë, reforma këto që do të stimulonin  rritjen  e investimeve në sektorin privat.

Këto investime sipas tij gjenerojnë vende të reja  pune dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)