16 Prill 2024

Rritja ekonomike e Kinës në 2015 parashikohet në normën 7%

Pekin, 5 mars - Në raportin e veprimtarisë së qeverisë kineze paraqitur në sesionin vjetor parlamentar të enjten, nga kreu i saj Li Keqiang nënvizohet se objektivi i rritjes ekonomike të vendit në vitin 2015 do të jetë 7%, më i ulët se ai i vitit të kaluar që ishte rreth 7.5%. Kjo është norma më e ulët vjetore e rritjes ekonomike në Kinë, që nga viti 1990.

\"Gjatë vitit të kaluar zhvillimi ekonomik i Kinës u përball me sfida të vështira në plan kombëtar dhe ndërkombëtar. Rruga drejt rimëkëmbjes së ekonomisë globale ka shënuar ulje dhe ngritje dhe performanca e ekonomive të mëdha ka qenë e ndryshme,\" theksohet në raport.

Objektivi i rritjes së ekonomisë kineze në rreth 7% \"merr në konsideratë nevojat dhe mundësitë. Ky objektiv është në të njejtën linjë me synimin tonë për të përfunduar ndërtimin e një shoqërie të moderuar dhe të begatë në të gjitha aspektet dhe në kushtet e përafërta të domosdoshmërisë së rritjes dhe përmirësimit të ekonomisë sonë,\" nënvizon raporti.

\"Nëse ekonomia e Kinës do të rritet në këtë normë për një periudhë relativisht të gjatë, ne do të sigurojmë themele më të forta për modernizimin e vendit\", thuhet në raportin e veprimtarisë së qeverisë kineze. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)