20 Prill 2024

Fatkeqësitë i kushtojnë botës 300 miliard dollarë në vit

New York, 5 mars - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon deklaroi të mërkurën se fatkeqësitë i kushtojnë botës më shumë se 300 miliard dollarë humbje çdo vit.

Ky çmim tronditës ndikon në aftësitë e qeverive për të siguruar shërbimet bazë, sipas raportit të tij të titulluar \"Raporti i Vlerësimit Global 2015 mbi Zvogëlimin e Rrezikut të Katastrofave.\"

\"Kjo çon në devijimin e fondeve nga infrastruktura kritike. Bizneset vuajnë. Ka më pak vende pune dhe më pak të ardhura,\" shtoi ai, duke iu referuar ndikimeve të mundshme të fatkeqësive natyrore në qoftë se ata nuk kanë masa për reduktimin e rrezikut të miratuara paraprakisht.\"

Raporti i hartuar nga Zyra e OKB-së për Reduktimin e Rrezikut të Katastrofave, të cilët janë fokusuar në \" Krijimin e një zhvillimi të qëndrueshëm\", deklaruan se humbjet ekonomike nga fatkeqësitë po arrijnë një mesatare prej 250 deri në 300 miliard dollarë në vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)