29 Mars 2024

Përkrahen taksat vjetore të Fondit të Kursimeve Pensionale

Prishtinë, 4 mars - Rishqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, për miratimin e taksave vjetore për vitin 2015, ishte pikë e parë e rendit të ditës së mbledhjes së sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit.

Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i Fondit të Kursimeve Pensionale, Ardian Zalli, para anëtarëve të Komisionit paraqiti një pasqyrë të parametrave të planifikuar të taksave vjetore për vitin 2015 të Fondit, sipas të cilave del se taksa operacionale e Fondit parashihet të jetë 0,087, ndërsa taksa investive 0,40.

Gjatë debatit Komisioni përkrahu shkallën e këtyre taksave, ndërsa rekomandoi që 870 mijë euro të suficitit të akumuluar në shpenzimet investive, me një vendim të Fondit, t’ iu kthehen kontributdhënësve.

Kërkesa e Fondit, bashkë me rekomandimet e Komisionit,  procedohet tutje në Kuvend.

Në vijim, Komisioni shqyrtoi Projektligjin nr.05/L-02 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura me Raportin me rekomandime të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së. U theksua se Projektligji nuk ka kosto buxhetore, ndaj u përkrah procedimi i mëtejmë i tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)