19 Prill 2024

Formohet grupi per hartimin e Fondit për Investim dhe Punësim

Prishtinë, 4 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt dhe ka miratuar politika dhe vendime të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore. 

Në vazhdim të mbledhjes, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Grupit Punues për Hartimin e Koncept Dokumentit për Themelimin e Fondit për Investim dhe Punësim (Fondi Zhvillimor) në këtë përbërje:

1.         Këshilltar politik i kryeministrit, kryesues

2.         Një përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit/Sekretariati Koordinues i Qeverisë,

3.         Një përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit/Zyra Ligjore,

4.         Një përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Planifikim Strategjik,

5.         Një përfaqësues nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë,

6.         Një përfaqësues nga Ministria e Financave,

7.         Një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

8.         Një përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik,

9.         Një përfaqësues nga Ministria e Administratës Publike,

10.       Një përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Grupi Punues mund të ftojë edhe përfaqësues nga institucione tjera të Republikës së Kosovës dhe nga sektori i biznesit të cilët mund të kontribuojnë në këtë çështje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)