19 Prill 2024

‘Ziraat Bank’ së shpejti do të hapet në Kosovë

Prishtinë, 2 mars - Një bankë e re komerciale së shpejti do të hapet në Kosovë. Banka turke ‘Ziraat Bank’ tashmë është duke i bërë përgatitjet e fundit për t’ia filluar punës në Prishtinë.

Tregut bankar në Kosovë po i shtohet edhe një bankë e re komerciale. Edhe pse zyrtarët e kësaj banke nuk pranuan të flasin për media, mësojmë se ‘Ziraat Bank’ tashmë e ka gjetur objektin në Prishtinë dhe është duke i bërë përgatitjet e fundit për t’ia filluar punës, transmeton RTK.

‘Ziraat Bank’ pas Prishtinës, do të hap një degë edhe në Prizren. Por, hapja e një banke të re, nuk ka nënkuptuar deri tash ulje të kamatave, tha për Radio Kosovën, drejtori i Odës Amerikanë Arian Zeka.

“Futja e lojtarëve të rinj në sistemin financiar në Kosovë, jo domosdoshmërish ka rezultuar edhe në përmirësimin e ofertës, meqenëse problemi qëndron që zbatimi i kontratave nuk është në nivelin e duhur. Do të duhej që institucionet përkatëse, ministria e drejtësisë, institucionet e tjera përkatëse të punonin më tepër në rritjen e efikasitetit të gjyqësorit, që së paku ky arsyetim të mos mund të ekzistonte.”

Ndërkaq, drejtori i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku shpreson se banka e re do të ndikojë në uljen e kamatave: “Mund të them se jo vetëm që shpresojmë por ne mendojmë se është obligim i çdo banke të re që hyn në tregun e Kosovës, që të dëshmojë praninë e saj me produkte të reja, me oferta të reja, në këtë kontekst ajo kryesorja që ne si klientë presim është që norma e kamatave të ulet...”

Ndryshe, Ziraat Bankasi që kuptimin në shqip e ka Banka e Agrikulturës, është njëra ndër tre bankat publike turke, e themeluar para afro 150 vitesh. Poashtu është njëra ndër bankat më të mëdha turke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)