29 Mars 2024

Mustafa: Do t'i eliminojmë barrierat ligjore për bizneset

Prishtinë, 27 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të premten ka marrë pjesë në takimin me përfaqësuesit e bizneseve, me temën “Dialogu për Politika Ekonomike”.

Mustafa u ka thënë bizneseve se qeveria ka do të krijojë ambient për të bërë biznes, do të eliminojë barrierat burokratike, do të krijojë treg të barabartë dhe do të ndryshojë pakot ligjore me qëllim të zhvillimit ekonomik. “Qeveria e Kosovës ka aprovuar Programin Qeverisës dhe me këtë program ne e kemi paraqitur vizionin tonë për orientimin tonë zhvillimor në fusha të ndryshme, sidomos në atë të ekonomisë për katër vitet e ardhshme. Konsiderojmë se me qëllim të realizimit të këtij programi, është e nevojshme që të bashkëpunojmë të gjithë ne, dhe të bëhemi pjesëmarrës aktivë të zhvillimit të vendit”, ka theksuar ai.

Sipas tij Kosova ka nevojë të zhvillohet ekonomikisht dhe konsiderojmë se bartës themelor i këtij zhvillimi, është sektori privat dhe Qeveria ka për detyrë që t’i krijojë kushtet e domosdoshme që sektori privat të ketë hapësirë për zhvillim.

“Programin Qeverisës ne e kemi harmonizuar ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kemi harmonizuar edhe me partnerët tanë të koalicionit, dhe me këtë program kryesisht jemi orientuar për zhvillimin ekonomik, për punësimin, për uljen e varfërisë, forcimin e shtetit ligjor, integrimet evropiane, të cilat na nevojiten jo vetëm si nevojë për politike, por edhe zhvillimit ekonomik, reformat të cilat duhet t’i bëjmë në arsim dhe shëndetësi, si pjesë përbërëse të zhvillimit produktiv të vendit”, ka theksuar ai.

Sipas tij qeveria  do të fillojë t’i trajtojë disa prej çështjeve që konsiderohen se janë aktuale dhe ato janë politikat e favorshme fiskale, të cilat duhet t’i diskutojmë dhe për të cilat duhet të orientohemi se si ato duhet t’i modelojmë në mënyrë që të mundësojmë hapësirë për zhvillim të biznesit, mirëpo në mënyrë që të krijojmë po ashtu stabilitet dhe qëndrueshmëri buxhetore, sepse kemi edhe detyrime të konsumit buxhetor.

Mustafa ka bërë me dije se do të ketë lirime doganore, që kanë të bëjnë kryesisht me importin e mallrave, përkatësisht makineritë dhe kapitalet, të cilat do të shërbejnë për investime kapitale edhe për zhvillim ekonomik.  Po ashtu sipas tij qeveria do të kriojë politikat tregtare konkurruese dhe përmirësimin e  ambientit biznesor, duke nënkuptuar se ne duhet të kemi një treg i cili është i barabartë dhe konkurrent për të gjitha bizneset.

 “ Kemi nevojë ta bëjmë  transformimin e ekonomisë informale në ekonomi formale, sepse edhe në sferën e punësimit, në sferën e tatimit, sferën e doganave, sferën e bashkëpunimit tregtar me vendet e tjera, kemi ndërhyrje të ekonomisë informale të cilat pastaj shprehen keq në konkurrencën në vend, dhe poashtu shprehen keq edhe në pozitën e të punësuarve, për arsye se një numër i tyre nuk i realizon të drejtat nga marrëdhënia e punës”, ka thënë ai.

Po ashtu edhe në këtë takim me bizneset Mustafa nuk la pë pëmednur Fondi Zhvillimor dhe për Punësim, i cili ishte premtuar në fushatë nga PDK-së. “Jemi tani duke punuar për krijimin e kushteve për investime në energji, te “Kosova e Re”.

Do të shohim edhe Termocentralet tjera a mund të bëjmë diçka që edhe ato të rigjenerohen edhe më tutje, dhe të zgjatet afati i funksionalitetit të tyre”, ka theksuar ai. Duke mos harruar që qeveria është interesuar që të zhvillojë  bujqësinë, fusha të përbashkëta zhvillimore, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe në bashkëpunim me Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe me vendet e tjera.

“Jemi të interesuar të bashkëpunojmë me vendet në rajon. Vjet është mbajt Konferenca në Berlin, sivjet do të mbahet në Vjenë, në të cilën ne do të dakordojmë bashkëpunimin tonë me vendet në rajon, në fushën e energjetikës dhe në fushën e infrastrukturës”, ka theksuar ai.

 


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)