29 Mars 2024

Ministri Abrashi për fuqizim të partnereve dhe dialogut social

Durrës, 27 shkurt - Me qëllim të përkrahjës së partnerëve social në procesin e dialogut social, si dhe fuqizimit të aktiviteteve të KES-it, kanë filluar punimet dy-ditore në kuadër të puntorisë që po mbahet në Durrës.

Ky takim përkrahet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), në kuadër të projektit “Përkrahje Partnerëve Social”.

Në këtë punëtori po marrin pjesë, Ministri i Punës dhe Mirëqeniës Sociale, z. Arban Abrashi, Ministri i Shëndetsisë, z. Imet Rrahmani, përfaqsues të Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë, dhe Ministrisë së Financave, dhe Ministrisë Arsimit.

Nga Sindikatat punimet po i përcjellin, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara të Kosovës, z. Haxhi Arifi, nga Oda Ekonomike, z. Parim Bajrami, nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, z. Agim Shahini, si dhe përfaqësues dhe staf mbështetës të këytre institucuioneve.

Partnerët social po demostrojnë përkushtim të thellë, që në kuadër të kësaj puntorie dy-ditore t’i kontribuojnë planifikimit strategjik në kuadër të Këshillit Ekonomik dhe Social, si dhe të fuqizojnë mbarvajtjen e dialogut social me qëllim të përmirësimit të gjendjës socio-ekonomike, ku kontribuues parësor janë punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Ministri Abrashi theksoi se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Qeveria e Republikës se Kosovës, janë plotësisht të përkushtuar në përkrahjen e proceseve dhe platformave të cilat i shërbejnë zhvillimit ekonomik si dhe përmirësimit të kushteve socio-ekonomik. Ministri Abrashi vlersoi se partnerët social kanë një rol të rëndsishëm për të luajtur, dhe institucionet janë duke parë mundësitë e bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha palët në këtë proces.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)