18 Prill 2024

Hoti dhe Jacobson nënshkruan marrëveshjen FATCA

Prishtinë, 26 shkurt  - Ministri i Financave, Avdullah Hoti  dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, sot kanë nënshkruar marrëveshjen FATCA, (Foreign Acount Tax Compliance Act - Ligji për Pajtueshmërinë mbi Tatimin e Llogarive të Jashtme të SHBA-Së).

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka vlerësuar se nënshkrimi i  kësaj Marrëveshje që Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka për qëllim lehtësimin dhe implementimin e Ligjit për Pajtueshmërinë mbi Tatimin e Llogarive të Jashtme të SHBA-së, e cila synon luftimin e evazionit fiskal përtej SHBA-ve.

Ministri Hoti gjithashtu u shpreh se  kjo marrëveshje i obligon institucionet financiare raportuese në Republikës së Kosovës për mbledhjen e informacioneve të përcaktuara në marrëveshje në lidhje me të gjitha subjektet e raportimit të SHBA-së dhe shkëmbimin ndërshtetëror.

Ndërsa Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson u shpreh se nënshkrimi i sotëm i kësaj marrëveshjeje shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e vendeve tona që të punojnë bashkërisht në luftimin e evazionit fiskal “tej oqeanik”, nga ana e shtetasve apo banorëve të Shteteve të Bashkuara, një synim nga i cili përfitojnë të dyja vendet tona

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)