29 Mars 2024

Forcohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

Prishtinë, 26 shkurt - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim një  delegacionin të Qeverisë Gjermane, të kryesuar nga Dirk Schattschneider, Shef i Divizionit të Evropës Jug-Lindore dhe Kaukaz BMZ, Henriette Kotter, Sekretarja e parë, Simona Wunsch BMZ, Gravenkoter KfW si dhe James Macbeth GIZ.

Ministri Hoti falënderoi z. Schattschneider, dhe u shpreh se Gjermania ka qenë një përkrahëse e fuqishme e Republikës së Kosovës në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik me investimet e saja  në vlerë prej më shumë se 420 milionë Euro. Ne jemi falënderues se pjesa më e madhe e këtyre investimeve vijnë nga taksapaguesit e Gjermanisë.

Ndërsa, përfaqësuesi i delegacionit gjerman Dirk Schattschneider, Shef i Divizionit të Evropës Jug-Lindore dhe Kaukaz falënderoi Ministrin Hoti për mirëpritjen dhe u shpreh se shteti gjerman ka qenë dhe do të jetë çdo herë përkrah Kosovës, për ta ndihmuar me projekte konkrete ku përfitues janë qytetarët e Kosovës.

Ai gjithashtu tha se jemi të kënaqur me bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve të deritanishme.

Ndërsa, sa i përket zotimeve të vitit 2014  u dakorduan se është e nevojshme që të ketë një marrëveshje kornizë të nënshkruar dhe të formohet një  ekip i përbashkët ndërqeveritar për negocim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)