28 Mars 2024

Standard & Poor's: Aftësia kreditore e Greqisë mund të ulet

Athinë, 30 janar - Agjencia amerikane e vlerësimit të kredive Standard & Poor\'s (S&P) thotë se politikat e caktuara të qeverisë së re greke nuk janë në përputhje me politikat e arritura mes qeverisë së mëparshme dhe huadhënësve ndërkombëtarë.

Agjencia amerikane e vlerësimit të kredisë Standard & Poor\'s (S&P) ka marrë në shqyrtim vlerësimin kreditor të Greqisë me mundësinë e uljes.

Agjencia deklaroi se vlerësimi afatgjatë dhe afatshkurtër i kreditimit në Greqi, që aktualisht është në nivelin B/B, mund të shoqërohet me mundësinë e vlerësimeve negative. Ajo gjithashtu thekson se politikat e caktuara të qeverisë së re greke nuk janë në përputhje me politikat e arritura mes qeverisë së mëparshme dhe huadhënësve ndërkombëtarë.

\"Vendimi për vëzhgim tregon qëndrimin tonë, se politika të caktuara ekonomike dhe buxhetore që mbështet qeveria e re greke, e udhëhequr nga partia e krahut të majtë SYRIZA, nuk janë në përputhje me politikat që kanë arritur qeveria e mëparshme dhe kreditorët,\" thuhet në deklaratën e agjencisë.

Më tej shtohet se në këto rrethana mund të ulet aftësia kreditore e Greqisë. \"Sipas mendimit tonë, në qoftë se qeveria e re greke dështon të arrijë marrëveshje me kreditorët për ndihmë të mëtejshme financiare, kjo do ta dobësojë edhe më tej aftësinë kreditore të Greqisë,\" thuhet në deklaratën e S&P.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)