29 Mars 2024

Ministri Agani vizitoi Komunën e Rahovecit dhe Hoqën e Madhe

Prishtinë, 29 janar - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka vizituar Komunën e Rahovecit, ku u prit nga nënkryetari Xhemali Haxhimustafa, me të cilin biseduan për mundësinë e bashkëpunimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të projekteve që kanë të bëjnë me mjedisin dhe planifikimin hapësinor.

Nënkryetari Haxhimustafa, e falenderoi ministrin Agani për vizitën dhe interesimin e tij që të njoftohet me problemet dhe hallet e qytetarëve të kësaj komune, duke prezantuar edhe disa projekte që kjo komunë ka filluar e që kanë të bëjnë me rregullimin e shtratit të lumit të qytetit, rrjetin e kanalizimit, por edhe ujit të pijshëm.

Ministri i MMPH-së, ftoi drejtuesit e Komunës së Rahovecit që për çdo projekt që ka të bëjë me ruajtjen e mjedisit të aplikojnë në këtë ministri, ngase sipas tij, donatorë të ndryshëm kanë shprehur interesimin për investime në këtë fushë.

Po ashtu temë e bisedës ishte edhe procesi i legalizimit, ku u tha që në këtë komunë janë deponuar mbi 2 mijë e 700 aplikacione për legalizimin e ndërtimeve.


Gjithashtu ministri Agani u interesua edhe për zbatimin e Ligjit për Hoqën e Madhe, ku nga drejtuesit e Komunës së Rahovecit u mësua se janë në fazën finale të konstituimit të Këshillit i cili do të funksionalizojë edhe fillimin e zbatimit të Ligjit për Hoqën e Madhe.

Më pas Ministri Agani, për t’u njoftuar më për së afërmi me problemet dhe hallet e komunitetit serbë, ka vizituar edhe Hoqën e Madhe, me ç’rast është takuar me Këshillin e këtij fshati.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)