23 Prill 2024

Ballkani me ekonomi “mesatarisht të lirë”

Vjenë, 27 janar - Në një raport të ri thuhet se liria ekonomike në disa vende të Baltikut, në Kaukaz, Ballkan dhe Azi Qendrore ka kërcyer përpara Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991.

Në Indeksin e Lirisë Ekonomike 2015, të përgatitur nga Fondacioni Heritage dhe Wall Street Journal, thuhet se ekonomia e Rusisë është vlerësuar “kryesisht jo e lirë” dhe është radhitur e 143-ta në listën prej 178 vendesh.

Nga vendet e Ballkanit, Bosnja është radhitur si ekonomi “kryesisht jo e lirë”, ndërsa Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia si “mesatarisht të lira”.

Për Kosovën nuk janë bërë matjet. Estonia është ish-republika sovjetike e cila është renditur më së larti – e teta në botë. Lituania ka zënë vendin e 15-të, ndërsa Gjeorgjia vendin e 22-të. Të trija këto konsiderohen “ekonomi kryesisht të lira”.

Ndërkaq, vendet me ekonomi të shtypura përfshijnë Bjellorusinë, Uzbekistanin, Ukrainën, Iranin dhe Turkmenistanin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)