25 Prill 2024

Miliarderet jetojnë në ishuj privatë

Davos, 26 janar - Duke qenë se këtë javë elita e biznesit dhe ajo politike takohen në Davos këtë javë, mediet botërore i kanë kushtuar shumë rëndësi rritjes së pabarazisë ekonomike.

Lajmi ka qarkulluar kryesisht me frazën “1% i më të pasurve”, e shoqëruar me konjuturën se miliarderet jetojnë në ishuj privatë. Por ku jeton kjo 1%?

Miliarderët si Bill Gates, Warren Buffett dhe Mark Zuckerberg janë pjesë e këtij grupi. Por kush është tjetër? Sipas Credit Suisse, pjesë e 1% janë edhe 47 milionë njerëz, që secili prej tyre ka një pasuri prej 798 mijë dollar apo më shumë.

Në SHBA ka 18 milionë njerëz që janë pjesë e 1%

Në Francë janë 3.5 milionë

Në Britaninë e Madhe 2.9 milionë

Në Gjermani 2.8 milionë

Gjermania është superfuqia ekonomike e Evropës, por arsye që ka më pak njerëz të pasur – sipas matjes së Credit Suisse – është sepse ka nivelin më të ulët të pronësisë së shtëpive.

Në Azi janë dy vende që kanë mbi një milionë njerëz që bëjnë pjesë tek 1% e njerëzve më të pasur në Evropë.

Në Japoni janë 4 milionë

Në Kinë 1.6 milionë

Vendi që ka pjesë më të madhe të 1% në proporcion me numrin e popullsisë është Zvicra. Në këtë vend janë 800 mijë njerëz që janë pjesë e 1% nga 8 milionë popullsi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)