19 Prill 2024

Mustafa: Trepça gjendet në Kosovë dhe dihet së është e jona

Prishtinë, 25 janar - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në rrejtin social Facebook ka deklaruar se protestuesit nuk kanë nevojë të bërtasin "Trepça është e jona", pasi ajo gjendet në Kosovë dhe se nuk duhet frikësuar nga fjalët që vijinë prej Serbisë.

"Ata, që iu mbet merak me e dërguar "Trepçën" në likuidim, për t'i zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve, tani e quajnë të shantazhuar Qeverinë e cila së bashku me shumicën e deputetëve të Kuvendit e shpëtoi në momentin e fundit nga falimentimit dhe nga mbetja pa punë e mbi 5,000 punëtorëve."

"Pse kemi nevojë të thërrasim se "Trepça është e jona", kur ajo është në territorin tanë, siç janë të gjitha pronat e tjera", ka thënë Mustafa.

Ai ka shtruar pyetjen tjeter, A duhet të thërrasin në protesta që Kosova është e jona?!.

"Mos u frikësoni nga fjalët që vijnë nga Serbia, sepse ato janë fjalë e kjo është tokë, e jona. Frikësohuni nga ata që manipulojnë me emocionet e qytetarëve për ta shkatërruar pasurinë dhe për ta rrënuar demokracinë, edhe ashtu të brishtë, të këtij vendi", ka pohuar Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)