19 Prill 2024

Shoqata Nëna Terezë lumturon fëmijët me dhurata për festa

Prishtinë, 25 dhjetor - Në kuadër të sezonit të festave, shumë njerëz të vullnetit të mirë kanë filluar të ndihmojnë ata që janë në nevojë. Me mbështetje të Shoqatës Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës Nëna Terezë, edhe stafi i Raiffeisen Bank në Kosovë, ndërmorrën iniciativën për të ndihmuar fëmijët në nevojë anembanë Kosovës, duke grumbulluar më shumë se 150 dhurata. 

Dhuratat përmbanin rroba, lodra, paisje shkollore dhe ëmbëlsira - të gjitha të dedikuara fëmijëve, të cilat u shpërndanë nga koordinatorët e Shoqatës Nëna Terezë, në prag të festave të fundvitit.

Drejtori i Shoqatës Nëna Terezë, Zef Shala, ka uruar stafin e Raiffeisen Bank për iniciativën e ndërrmarrë, duke theksuar se aktivitete të tilla shërbejnë si shembull për të tjerët.

“Në vazhdën e aktiviteteve të Shoqatës Nëna Terezë për familjet nevojtare të Kosovës, bashkëpunuam edhe me Raiffeisen Bank, stafi i së cilës me vullnet dhe dashamirësi, kanë grumbulluar dhurata për fëmijët në nevojë.\"

\"Numri i dhuratave të shpërndara në të gjitha regjionet e Kosovës nga koordinatorët e Shoqatës Nëna Terezë, ka arritur në 150, andaj mund të themi se përgjatë shpërndarjes së dhuratave, janë parë 150 buzëqeshje në 150 fytyra të fëmijëve. Në momente të tilla, në prag të festave të fundvitit, shohim se si të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë solidarizohen me familjet e varfëra,” u shpreh Shala.
 
Prindërit, duke parë fëmijët e tyre të gëzuar, u shprehën mirënjohës, duke u falenderuar për faktin që Shoqata Nëna Terezë, në këtë rast përmes donacionit të Raiffeisen Bank Kosova, i mbështet çdo herë kur ata kanë më së shumti nevojë. \"Ju faleminderit nga thellësia e zemrës. Ju keni bërë aq shumë për fëmijët tanë; shikoni buzëqeshjet e tyre,\" tha njëra nga nënat.

Duke iu bashkuar shpalosjes së vlerave të rëndësishme të bamirësisë dhe kontribuimit në komunitet, donacioni i stafit të Raiffeisen Bank, ka qenë një shtytje shumë e madhe për punën e Shoqatës Nëna Terezë, pasi që numri i familjeve përfituese në kuadër të aktiviteteve për festat e fundvitit është rritur.

 Shoqata Nëna Terezë duke iu uruar të gjithëve festat e fundvitit, bëjnë thirrje tek të gjithë të kontribuojnë sa më shumë në komunitet, dhe vazhdimisht, të zgjasin dorën për të ndihmuar familjet e varfëra. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)