23 Prill 2024

Ministri Hoti, takohet me shefin e EULEX-it, Gabriele Meucci

Prishtinë, 24 dhjetor - Ministri i Financave, Avdullah Hoti, priti sot në takim njoftues shefin e EULEX-it në Kosovë Gabriele Meucci.

Ministri Hoti, gjatë takimit e falënderoi shefin e EULEX-it, Meucci për punën, kontributin si dhe për bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti me Doganën dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit Ministri Hoti e  njoftoi z. Meucci për zhvillimet e fundit rreth buxhetit të Republikës së Kosovës, si dhe për përkushtimin e Ministrisë së Financave në luftimin e dukurive negative financiare, parandalimin e ekonomisë joformale, pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimeve financiare.

Ndërsa shefi i EULEX-it, z. Meucci, uroi Ministrin Hoti për pozitën e re dhe njëherazi shprehi  gatishmërinë e EULEX-it për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)