18 Prill 2024

Krasniqi: Ky nuk është buxhet i qytetarëve

Prishtinë, 22 dhjetor - Jakup Krasniqi nga grupi parlamentar Nisma-s ka thënë së janë kundër projektbuxhetit aktual tha se nuk duhet veprohet me nguti në këtë rast.

Tha se elefantët janë bërë bashkë për grabitjen e parasë publike dhe po merren me çështje që nuk janë të rëndësishme për vendin.

Ky projektbuxhet është vetëm për shpenzime, sipas Krasniqit. Thotë se 71% e buxhetit i dedikohet shpenzimeve rrjedhëse të institucioneve dhe kështu nuk mund të quhet buxhet i qytetarëve.

Në këtë mënyrë, Krasniqi vlerëson se nuk ka ngritje buxhetore, por vetëm rënie, që sipas tij, shumë vështirësi do e presin Kosovën me këtë projektbuxhet.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma thotë se nuk ka gatishmëri për ndalje e ekonomisë së zezë, mungojnë politikat dhe gatishmëria e institucioneve për të ndalur krimin dhe korrupsionin.

Përmendi edhe ikjen e qytetarëve nga Kosova, e sipas tij ky lloj buxheti nuk garanton siguri, andaj po shpërngulen qytetarët.

“Kjo është shpresa që po ua jep koalicioni i elefantëve”, tha Krasniqi duke rikujtuar se fjala elefantë nuk është zbulim i tij.

Foli edhe për numrin e madh të ministrave, që disa prej tyre i quajti parazit dhe tha se gjithë ky numër janë gangrena e qytetarëve të vendit.

Tha se në koalicionin PDK-LDK ka njerëz që kanë dhënë shumë për Kosovën dhe u bëri thirrje mos te sakrifikojnë vendin për interesa më të ngushta

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)