24 Prill 2024

Mustafa: Buxheti duhet të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik

Prishtinë, 22 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim njoftues përfaqësuesin rezident të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë,  Frank Lakwijk.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa përveç zhvillimeve të përgjithshme ekonomike në vend, diskutoi edhe mbi bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe FMN-së.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi Buxheti i Kosovës duhet të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së konkurrencës në sektorin privat.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesi rezident i FMN-së, Lakwijk shprehu përkrahjen e FMN-së mbi kujdesin e Qeverisë së Kosovës rreth shpenzimeve, por edhe mbi fokusin e saj në përmirësimin e konkurrencës dhe drejtësisë në tregun e punës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)