29 Mars 2024

Shqipëria merr mbështetja sektoriale të buxhetit nga BE

Tiranë, 21 dhjetor - Këshilli i Ministrave miratoi strategjinë e re për reformimin e sistemit të Menaxhimit Financiar Publik (MFP) në Shqipëri për periudhën 2014-2020.

Strategjia MFP e hartuar nga Ministria e Financave, me kontribut nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe këshillim nga BE, SIGMA, FMN dhe Banka Botërore, synon intensifikimin e përpjekjeve të vazhdueshme për përballimin e mangësive të të gjithë sistemit të menaxhimit financiar publik.

\"Gjatë vitit të kaluar është bërë shumë për përcaktimin dhe shlyerjen e fondit të borxheve. Tashmë fokusi është kthyer drejt forcimit të Menaxhimit Financiar Publik përmes planifikimit të një strategjie reformash për të mbuluar periudhën deri në vitin 2020. Strategjia MFP është një mjet i rëndësishëm për drejtimin e reformave dhe monitorimin e progresit. Kjo është një përpjekje e përbashkët e qeverisë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë\", tha Ministri i Financave Shkëlqim Cani.

Shefja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadorja Romana Vlahutin, përshëndeti miratimin e strategjisë. \"Qeverisë shqiptare i duhen dhënë merita të plota për angazhimin e saj të fuqishëm për ndërmarrjen e këtij programi gjithëpërfshirës reformash për trajtimin e gamës së gjerë të të metave të sistemit të menaxhimit financiar publik.

Zbatimi i qëndrueshëm i strategjisë do të jetë tani kyç. BE, nga ana e saj, do t\'i mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për trajtimin e kësaj reforme shumë të vështirë strukturore\", tha Ambasadorja Vlahutin

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)