28 Mars 2024

Më 22 dhjetor, shqyrtohet Projektligji për Buxhetin e Kosovës

Prishtinë,  18 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet të hënën në seancë plenare, për të shqyrtuar për herë të parë Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014.

Të hënën tjetër, ndërkaq, më 29 dhjetor, do të bëhet shqyrtimi i dytë i këtij projektligji.

Kështu vendosi sot njëzëri Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga Kadri Veseli, kryetar.

Me pajtueshmërinë e përfaqësuesve të grupeve parlamentare, Kryesia vendosi t’i rekomandojë seancës që shqyrtimi i Projektligjit për buxhetin të bëhet me procedurë të përshpejtuar. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)