19 Prill 2024

OEK asociacioni për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë

Prishtinë, 17 dhjetor - Në konferencën e mbajtur kushtuar  “ Gjendjes se NVM- ve në Kosovë” i kryer nga KOSME në bashkëpunim nga KIESA  me mbështetje nga Agjecioni për Zhvillim Austriak ADA si dhe Agjencioni Zviceran për Zhvillime cila kishte per qellim  të prezantohen rezultatet e studimit të NMV- ve del se Oda Ekonomike e Kosoves eshte asociacioni më i respektuar dhe kredibil  për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Në këtë studim janë të përfshira në formë të anketës 750 ndërmarrje të sektorëve të ndryshme dhe të madhësive të ndryshme duke filluar me nga një të punësuar deri në  mbi 250 të punësuar.

Në prezantim është paraqitur në mënyrë argumentuese rëndësia e këtyre ndërmarrjeve dhe se afër 31 % e tyre janë ndërmarrje me 2- 9 të punësuar që përbën edhe bazën e stabilitetit social përmes punësimit. Vetëm 5% e tyre ndërmarrjeve janë të orientuara për eksport që e dëshmon edhe një herë nevojën e Kosovës për mbështetje të sektorit prodhues sepse krahasuar me vendet e ndryshme të zhvilluara 80 – 80% e ndërmarrjeve të tilla janë të orientuara për eksport.

Po ashtu vlen të theksohet se u identifikuan edhe problemet të cilat e përcjellin të bërit biznes dhe e cekun varfërinë, korrupsionin, ekonominë informale, mungesën e sundimit të rendit dhe ligjit, mungesë e qasjes në financa, kriminalitetin dhe sfidat tjera të cilat i dëmtojnë në masë të madhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Në pyetjen rreth asociacioneve të biznesit 11% të këtyre ndërmarrjeve të NMV- ve  janë të anëtarësuara në asociacionet e biznesit dhe rrjetëzim, ku Oda Ekonomike e Kosovës thuhet se luan rolin më të rëndësishëm për këto ndërmarrje dhe gëzon respektin më të lartë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)