29 Mars 2024

BB do të përkrah projektet zhvillimore edhe në të ardhmen

Prishtinë, 17 dhjetor - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim njoftues Jan-Peter Olters, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë, me të cilin bisedoi lidhur me bashkëpunimin e ndërsjellët dhe projektet të cilat financohen nga Banka Botërore.

Me këtë rast Ministri Hoti e njoftoi përfaqësuesin e Bankës Botërore  për Buxhetin e Kosovës dhe objektivat e Qeverisë së re të cilat pritet të aprovohen në janar 2015. Ai gjithashtu e falënderoi BB-në për bashkëpunimin dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në takim është diskutuar edhe rreth projekteve në fushën e energjisë përkatësisht efiçiencës së energjisë, në fushën e edukimit, si dhe në shëndetësi.

Ndërsa, Olters e uroi Ministrin Hoti për pozitën e re dhe e  vlerësoi lartë nivelin e deritashëm të bashkëpunimit të Kosovës me Bankën Botërore dhe theksoi gatishmërinë e saj për përkrahjen e projekteve zhvillimore edhe në të ardhmen.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)