29 Mars 2024

Përqafimi i praktikave të CSR, në të mirë të komunitetit

Prishtinë 17 dhjetor- Në një forum për angazhim me hisedarë kompania për prodhimin e çimentos Sharrcem prezantoi raportin mbi politikat dhe praktikat e kompanisë rreth Qëndrueshmërisë dhe Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR) për vitin 2013, me ç’rast të pranishmit vlerësuan lartë kontributin e Sharrcem dhënë për komunitetin në Han të Elezit.

Arritjet për vitin 2013 u prezantuan nga Drejtori Menaxhues i kompanisë, Emmanuel Mitsou, i cili ndër të tjerash tha se punësimi, mjedisi, komuniteti dhe përgjegjësia korporative janë pikat të cilat në veçanti janë zhvilluar gjatë vitit 2013 dhe 2014.  “Përkushtimi ndaj komunitetit është njëri prej komponentëve më të rëndësishëm të mënyrës si Sharrcem operon, dhe ne besojmë se suksesi i përbashkët është përgjegjësi e jona, dhe prandaj ne do të vazhdojmë të zhvillohemi së bashku me komunitetin e Hanit të Elezit” është shprehur Mitsou.

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, në fjalën hyrëse të këtij organizimi u shpreh i kënaqur me angazhimin e kompanisë në komunën që ai drejton. “Duke pasur parasysh se një nga problemet më të mëdha që e shqetësojnë komunitetin është papunësia, krijimi i vendeve të reja të punës dhe përkrahja e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Hanit të Elezit në forma të ndryshme ka ndikuar në përmirësimin e jetës të qytetarëve.” u shpreh Suma.

Më tej, Suma premtoi bashkëpunim dhe përkrahje edhe në të ardhmen ndaj iniciativave që janë në të mirë të qytetarëve të Hanit të Elezit.

Në anën tjetër,  Robert Wright, Kryetari i Bordit të Rrjetit CSR të Kosovës, gjatë fjalimi të tij ka theksuar se angazhimi, projektet e shumta, dhe përkushtimi ndaj praktikave të CSR, dhe komunitetit ku kjo kompani operon, duhet të jetë shembull për çdo kompani në vend.

Agron Bektashi, Drejtori ekzekutiv i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) tha se edhe përkundër natyrës së punës që bënë, kontributi i kompanisë në drejtim të mbrojtjes së mjedisit, krijimit të një kulture të sigurisë dhe një shoqërie të shëndetshme duhet vlerësuar lartë, dhe se përmirësimet në këtë fushë meritojnë shumë merita.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Laboratorit për Aktivitete të biznesit, Hysen Shabanaj, prezantoi projektin Laboratori për Aktivitete të Biznesit, ku shpalosi implementimin dhe të arriturat e këtij programi, duke falënderuar kompaninë Sharrcem për përkrahjen e vazhdueshme dhënë këtij projekti.

Të pranishëm në këtë organizim ishin Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff, krerë të institucioneve në Han të Elezit, dhe qytetarë, të cilët përveç që u shprehën mirënjohës për kontributin e kompanisë, shpalosën edhe idetë e tyre për projekte në të mirë të qytetarëve, për të cilat kërkuan dhe presin përkrahje.

Kompania Sharrcem është njëra ndër kompanitë e para që ka përqafuar praktikat e CSR në Kosovë, si dhe një ndër themeluesit e Rrjetit CSR në Kosovë, i cili ka rol të nxisë bizneset të zhvillojnë mënyra të reja të zvogëlimit të gjurmës mjedisore, promovimin e vlerave anti-korruptive, nxitjen e investimeve direkte dhe angazhimin me komunitet.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)