19 Prill 2024

AAK: Buxheti i sivjetëm, jozhvillimor për vendin

Prishtinë, 17 dhjetor - Sot Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, është takuar me drejtuesit e Departamenteve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i projektligjit për buxhetin e vitit fiskal 2015. Gjatë këtij takimi është diskutuar sektor për sektor ndarja e buxhetit të paraparë nga Qeveria e Kosovës.

Ky buxhet, sikur edhe buxhetet nga vitet e kaluara, tregon se shpenzimet për paga dhe meditje do të rriten shumë më shpejtë se sa të hyrat buxhetore, u konkludua në këtë takim.

Duke i krahasuar buxhetet e viteve të kaluara me këtë të këtij viti dhe të viteve të ardhshme, të hyrat e buxhetit po bëhen gjithmonë e më të mjerueshme.

Po ashtu, u theksua fakti se ky buxhet është i keq dhe nuk është zhvillimor.

Në takim u ritheksua shqetësimi për ikjen e qytetarëve nga Kosova, të cilët po marrin rrugën e pakthim të migrimit ilegal.

Si rekomandim i Departamentit të AAK-së për Diasporë, u vendos që Grupi Parlamentar i AAK-së të kërkojë që të thirret seancë e jashtëzakonshme nga Kuvendi i Kosovës, në të cilën do të diskutohet tema e migrimit të qytetarëve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)