19 Prill 2024

Papunësia në Eurozonë mbetet e pandryshuar

Bruksel, 29 nëntor - Norma e papunësisë e rishikuar në eurozonë u regjistrua në 11,5 për qind në tetor, duke mbetur e pandryshuar në krahasim me normën e muajit shtator të këtij viti, njoftoi Eurostati të premten.

Norma e papunësisë në të gjithë bllokun prej 28-vendesh ishte 10,0 për qind në tetor, nga 10,7 për qind që ishte në tetorin e vitit të kaluar.

Eurostat vlerësoi se 24.4 milion burra dhe gratë në BE, prej të cilëve 18.4 milionë në eurozonë, ishin të papunë në muajin tetor 2014.

Krahasuar me një vit më parë, shkalla e papunësisë në tetor ra në 22 shtete anëtare, është rritur në pesë, dhe mbeti e qëndrueshëm në Luksemburg. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)