25 Prill 2024

Papunësia në Gjermani arrin nivelin më të ulët që prej ribashkimit

Berlin, 28 nëntor - Presidenti i Agjencisë Frank-Jurgen Weise përshëndeti një treg pune që ka evoluar në mënyrë të favorshme pavarësisht një rritjeje ekonomike të brishtë.

Tregu i punës në Gjermani, shumë solid, ka regjistruar një përmirësim tjetër në muajin nëntor pavarësisht konjukturës së brishtë duke mundësuar vendosjen e përqindjes së papunësisë në nivelin më të ulët që prej ribashkimit.

Përqindja e papunësisë është regjistruar në 6,6 për qind, sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale, përqindja më e ulët që prej vitit 1990.

Numri i të papunëve u ul në muajin nëntor me 14 000 në një muaj sipas të dhënave CVS, një rënie e ndjeshme për Stefan Kipar, ekonomist i BayernLB.

Presidenti i Agjencisë Frank-Jurgen Weise përshëndeti një treg pune që ka evoluar në mënyrë të favorshme pavarësisht një rritjeje ekonomike të brishtë.

Analistët janë shprehur se kjo është shenjë që tregon se kompanitë gjermane po punësojnë më shumë punëtorë ndërkohë që po rritet sasia e prodhimeve për të përmbushur kërkesat e vendeve tjera për eksporte.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)