25 Prill 2024

Merkel: Investimi i nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike në Evropë

Berlin, 27 nëntor - Kancelarja gjermane, Angela Merkel konfirmoi mbështetjen në parim planin e Komisionit Evropian që parashikon mobilizimin e më shumë se 300 miliardë eurove investime në Evropë.

“Qeveria gjermane mbështet në parim planin e paraqitur nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker”, theksoi Merkel në një fjalim para deputetëve të Bundestagut.

”Investimi do të jetë i nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike në Evropë”, shtoi ajo.
Juncker njoftoi sot krijimin e një fondi evropian për investime strategjike që do të mundësojë mobilizimin e 315 miliardë eurove gjatë tre viteve të ardhshme.

Plani do të mbështetet në një pjesë të buxhetit evropian dhe tek Banka Evropiane e Investimeve (BEI), krahu financiar i BE-së, por nuk do të ushqehet nga kontributi i drejtpërdrejtë i shteteve anëtare, ndonëse është lënë e hapur pjesëmarrja e shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)