25 Prill 2024

Austria ndihmon 472,000 euro avancimin e të drejtave të grave

Prishtinë, 26 nëntor - Austrian Development Agency (ADA) dhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) do të mbajnë konferencë për shtyp me 27 nëntor, nga ora 17:00 në Hotel Sirius, në Prishtinë për të bërë publik vazhdimin e bashkëpunimit të tyre edhe për tre vite të tjera përmes “Iniciativës për Avancimin e të Drejtave të Grave”.

Konferenca për shtyp dhe nënshkrimi zyrtar i kontratës do të bëhet nga Z. Karlheinz Kopf, Zëvendës President i Parlamentit të Austrisë. Personat e tjerë që do të mbajnë fjalime janë Christian Geosits, Udhëheqës i Zyrës së Austrian Development Agency në Kosovë; Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës; dhe Ariana Qosaj-Mustafa, Kryetare e Bordit të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës.

Iniciativa për Avancimin e të Drejtave të Grave është paraparë të fillojë me 15 dhjetor 2014 dhe të zgjasë deri me 31 dhjetor 2017. Qëllimi i projektit është të përmirësojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) të udhëhequra nga gratë dhe të zyrtarëve publik në përkrahjen, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të grave dhe vajzave. Nëpërmjet kësaj iniciative, RrGGK do të arrijë rezultatet e mëposhtme:

1.      - OSHC-të e udhëhequra nga gratë do të formojnë koalicione dhe do të bashkëpunojnë në koalicione, duke punuar me zyrtarët në avokim drejt mbrojtjes së të drejtave të grave;

2.    - Pjesëmarrja e grave në politikë dhe vendimmarrje në nivel lokal dhe qendror do të rritet dhe përmirësohet, bazuar në Ligjin për Barazi Gjinore.

3.   - Vetëdijësimi dhe vëmendja lidhur me adresimin e dhunës në baza gjinore në mesin e zyrtarëve dhe qytetarëve do të përmirësohet.

RrGGK do të arrijë këto qëllime përmes punëtorive interaktive dhe mentorimit individual për organizatat e saj anëtare dhe zyrtarët publik (përfshirë edhe institucionalizimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor); duke ndarë në mënyrë transparente së paku 29 grante tek OSHC-të e udhëhequra nga gratë në shumë totale prej 122,000€; rrjetëzimit; ngritjes së vetëdijes; hulumtimit; dhe avokimit.

Përkrahja e ADA-së do të luajë rol kyç në zbatimin e Strategjisë së re të RrGGK 2015-2018. Më tutje, ajo do të vazhdojë mbi rezultatet kyçe të arritura gjatë përkrahjes paraprake dy-vjeçare të ADA-së për RrGGK-në. Rezultatet e këtij bashkëpunimi do të prezantohen në pika të shkurta në konferencën për shtyp. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)